E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekuador/ Banda ekzekuton 10 punonjës në një studio televizive
Lajme

Ekuador/ Banda ekzekuton 10 punonjës në një studio televizive

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Ekuador. Mësohet se disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në një studio televizive “live” në Ekuador dhe kërcënuan stafin.

Nën kërcënimin e armëve detyruan stafin të shtrihej në dysheme, ndërsa në sfond u dëgjuan të shtëna dhe njerëz që bërtisnin. Nga të shtënat me armë mbetën 10 persona të vrarë.

Policia njofton se për ngjarjen ka arrestuar 13 persona, raporton “BBC”.

Është e paqartë nëse incidenti në studion televizive në Guayaquil lidhej me zhdukjen nga një burg në të njëjtin qytet të bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar, ose Fito siç njihet më mirë.

Në Perunë fqinje, qeveria urdhëroi vendosjen e menjëhershme të një force policore në kufi për të parandaluar çdo kalim paqëndrueshmërie në vend.

SHBA ka thënë se dënon “sulmet e pacipa” në Ekuador dhe po “koordinon ngushtë” me presidentin Daniel Noboa dhe qeverinë e tij ekuadoriane dhe është “gati për të ofruar ndihmë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.