E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekuador/ Politikani dhe gruaja e tij, vriten me armë në  një shfaqje cirku
Lajme

Ekuador/ Politikani dhe gruaja e tij, vriten me armë në një shfaqje cirku

Politikani ekuadorian dhe influenceri i mediave sociale, Cristhian Nieto dhe gruaja e tij u qëlluan për vdekje të dielën në mbrëmje në qytetin Manta, në Manabí , në perëndim të Ekuadorit.

“Vdekja e Nieto është konfirmuar me disa plagë me armë zjarri”, ka konfirmuar për media të ndryshme të dielën mbrëma, tha koloneli i policisë, Fabary Montalvo .

Ligjvënësi nga partia opozitare Revolucioni Qytetar, dhe gruaja e tij Nicole Burgos po ndiqnin një shfaqje cirku në qendër të qytetit port të Mantas, në provincën e Manabí, kur një grup burrash të armatosur hynë nga pjesa e pasme e çadrës dhe hapën zjarr duke i lënë atë të vdekur.

Montalvo shtoi se sulmi ishte drejtuar kundër politikanit. Dy persona të tjerë, të identifikuar sipas gazetës El Universo si gazetari Josué Suarez dhe një roje sigurie cirku, pësuan lëndime, por mbijetuan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.