E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekuador/ Vritet prokurori që po hetonte sulmin në studion televizive
Lajme

Ekuador/ Vritet prokurori që po hetonte sulmin në studion televizive

Prokurori që po hetonte sulmin në një studio televizive në Ekuador, është vrarë. Prokurori César Suarez u qëllua për vdekje në qytetin Guayaquil. Akoma nuk është e qartë nëse vdekja e Suarez ka lidhje me hetimet që po kryente për sulmin në televizion. Mediat lokale raportojnë se Suarez u qëllua teksa po shkonte pranë zyrës së tij.

Në një intervistë për gazetën “El Universo” një ditë para vdekjes së tij, Suarez tha se atij nuk i ishte dhënë mbrojtje policore pavarësisht se kishte marrë në pyetje 13 personat e arrestuar pas sulmit në stacionin televiziv.

Vrasja e tij është e fundit në një mori incidentesh të dhunshme në të gjithë Ekuadorin pas arratisjes së dy bosëve të bandave kriminale nga burgu, qindra rojeve të burgut të marrë peng dhe shpërthime në disa qytete.

Sjellim në vëmendje se rreth një javë më parë, një grup meshkujsh të armatosur hynë në një studio televizive që po transmetonte drejtpërdrejtë në Ekuador dhe kërcënuan stafin.

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga stacioni “TC” i Ekuadorit u ndërpre nga grupi i armatosur, të cilët ishin të maskuar. Stafi i televizionit u detyrua që të ulej poshtë në dysheme përpara se të ndërpritej transmetimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.