Elbasan/ Gjendet i vdekur 19-vjeçari, u vetëvarë me lidhëse këpucësh
Një ngjarje tragjike me një viktimë ka ndodhur në Elbasan. Një i ri 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në apartamentin ku jetonte me qira. Dyshohet se ai ka kryer vetëvarje duke përdorur lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit. Akti dyshohet të ketë ndodhur gjatë ditës së premte, pasi nuk kishte përgjigjur në thirrjet telefonike të pronarit të banesës. Policija u njoftua nga pronari pasi nuk arriti të kontaktonte 19-vjeçarin, ndërsa prindërit e tij janë emigrantë në Greqi. I riu, i cili ende nuk është identifikuar nga mediat, ishte duke ndjekur shkollën profesionale dhe kishte planifikuar të punonte si kuzhinier gjatë sezonit turistik të verës në një restorant në bregdetin e Jugut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



