E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elita e ferrit do shpëtojë bashkë me Maznikun  sërish në Fushë, ndërsa ne do të mbytemi bashkë me anijen
OP-ED

Elita e ferrit do shpëtojë bashkë me Maznikun sërish në Fushë, ndërsa ne do të mbytemi bashkë me anijen

Nderkohë që mediat e tenderave të pushtetit merren me arritjet e mëdha të Tiranës dhe si ajo po bëhet sot destinacioni më i rëndësishëm madje se vetë Parisi dhe Amsterdami, dhe ndërkohë që gazetat e parisë merren me lajmet e kofshëve, të gjinjve dhe të divorceve të kokave të kulturës dhe thekjen e elitave nëpër plazhet ekzotike, pagesat e kryera nga binesmeni Fusha për zëvendësin  e Veliajt  në Bashkinë e Tiranës, ish-Mjaftist-it Mazniku, janë një tjetër sinjal alarmi që përfaqesojnë Titanikun e korrupsionit, që sapo është përlasur me një tjetër ajsberg të madh në oqeanin e parasë së pisët dhe të rryshfetit, këtu në kryeqytetin e Shtetit të rënë, Tiranë. Plot 49 milion euro tendera për katër vjet, nga paratë e shqiptarëve, rreshkasin tinezisht per në Barcelonë per të marrë kthesen 900 euroshe netëve pa hënë me shate yje, tek hotelet e babëzisë, aty ku grykësia preferon të endërrojë e të flejë. Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Të carat e mëdha të Titanic-ut shqiptar do t’i marrim vesh më vonë, kur uji të na hyjë në kabina natën kur flemë dhe vrapi i minjve të lajmerojë mbytjen e Shqipërisë. Kur anija të mbytet, ne, banorëve të klasit të minjve, do të na i mbyllin hekurat që të mbytemi bashkë me anijen, ndersa elita e ferrit do të marrë barkat e shpëtimit dhe do të shpëtojë bashkë me arsitokracinë. Ne në fund të oqeanit, ata sërish në Fushë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.