E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elitat tona duarlidhura…
Lajme

Elitat tona duarlidhura…

…pjesa e trete!

Iva  V. Grillo

Drama me disa akte ne te cilen u shkrua dhe fati i (ish) Akademise se Shkencave eshte ilustrimi me i mire dhe i trishte i asaj qe ndodh per dite ne shoqerine shqiptare: kapja pothuajse totale e institucioneve te shtetit dhe shoqerise nga nje çete bashibozukesh qe njohin vetem ligjin e xhungles.

Eshte edhe humbja e alibise se fundit qe mund te kene pasur deri tani intelektualet dhe “elitat” shqiptare per qendrimet e tyre “as keshtu, as ashtu” para gjendjes se mjeruar institucionale te shtetit shqiptar.

Kam pare jo pa çudi “pertypjet” e gjata e te pakuptueshme te disa intelektualeve neper podcaste e intervista, te cilet te pyetur qarte se “ç’mendim kishin per llojin sistemit qeverises te vendit” pergjigjeshin duke u futur ne nje vorbull sofizmash ku sipas tyre intelektualet nuk dilnin dot ne nje perfundim te sakte…sepse… jo çdo karakteristike e qeverisjes Rama perputhej me kushtet e “laboratorit” apo “qitapeve” qe kane ne biblioteke intelektualet dhe “elitat” tona…

Ka dhe variacione te tjera te ketij “refreni” qe perseritet me zell ne media: sikur problemi me i madh i qeverisjes Rama na qenkerka konsumimi nga pushteti i gjate dhe jo ushtrimi i keq i pushtetit, problemi na qenkerka arroganca por jo filozofia qeverise alla “Ali baba me 40 hajdutet, etj, etj…nuk mungojne as garat per tu treguar sa me “euro-atlantik” neper intervista, a thua se te qenurit “euro-atlantik” te ben imun ndaj cdo lloj qorrollepseje logjike.

E pra te gjitha keto ecejake e narrativa ne nje fare menyre jane parathenie apo preludi i asaj qe erdhi me pas: perdhosjes publike qe iu be institucionit qe duhet te jete nje nga krenarite me te medha te nje kombi.

Vendosja e (ish) Akademise se Shkencave nen morsen e pushtetit, ne menyre te hapur, publike dhe te paskrupullt, para qendrimit te fjetur dhe turperues te shumices se armates se akademikeve shqiptare eshte prova me e fundit se vendi eshte ne udhekryqin e vet me te frikshem: pushteti i ka mbyllur gojen pothuajse kujdo, duke filluar nga njerezit e thjeshte te cilet patronazhistet i kercenojne me buken e gojes e duke vazhduar deri tek kokat e thinjura e me mjeker te “elites” shqiptare te cileve u kerkohet bindje ne kembim te nje jete “akademike e intelektuale” pa andralla.

Keta te fundit duhet te ishin pasqyra e ndergjegjies shoqerore e duhet te reagonin ne kohen dhe me forcen e duhur…por fatkeqesisht jane kthyer ne pasqyren ku reflektohet frika, pafuqia dhe oportunizmi i shoqerise shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.