Eliza Dushku është imazhi kryesor i kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira.
Kampionati Botëror i Aeronautikës startoi të premten në Vlorë, ndërsa për 10 ditë me radhë qyteti bregdetar do të jetë epiqendra e fluturimeve të lira nga pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.Shqipëria pret këtë vit për herë të parë rreth 150 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës për Kampionatin e 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira me Preçision, që organizohet nga data 5-14 maj. Për organizimin e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm sportiv është zgjedhur Vlora, për vetë natyrën që ofron, kushtet atmosferike, të cilat ndikojnë shumë në fluturimet me parashutë.
Ceremonia e nisjes e këtij eventi të j
ashtëzakonshëm është zhvilluar në sheshin e Lungomares, ndërsa të pranishëm ishin ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli, por edhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës që kanë vlerësuar Vlorën dhë Shqipërinë për natyrën që ofron në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare Eliza Dushku është imazhi kryesor i kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira.
Kampionati Botëror i Aeronautikës do të jetë jo vetëm një aktivitet sportiv me kujdesin e veçantë të Federatës Botërore të Aeronautikës, por edhe një mundësi e artë për promovimin e turizmit shqiptar dhe bukurive që të ofron riviera e bregdetit tonë.
Ky kampionat vjen edhe në kuadër të aktiviteteve të organizuara për çeljen e sezonit turistik në Vlorë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



