E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eltonit të Shijakut nuk i punon pompa, e blen me tender pa garë
Lajme

Eltonit të Shijakut nuk i punon pompa, e blen me tender pa garë

Socialistët vijojnë edhe  në bashkitë e vendit tonë  të jetë një gangrenë e korrupsionit. Elton Arbana i Shijakut  shpërdoron  lekët e qytetarëve për tendera fiktivë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, Arbanës i është prishur pompa e stacionit të pompave në fshatin Eminas i Vogël, dhe e ka blerë atë pa garë, përmes një tenderi të dyshimtë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-88171-11-17-2023, duke ofruar si fond limit 21 milionë e 600 mijë lekë të vjetra.

Në garë ka marrë pjesë vetëm MUHOPLUS LTD e cila ka ofruar 19 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Open Data e ka ngritur flamurin e kuq në këtë rast për mungesën e konkurrecës, pasi në garë ishte një kompani, që fakton se tenderi ishte i paracaktuar. Në këtë mënyrë kompanitë e tjera nuk dhanë ofertëm duke i lënë 20 milionë lekë të vjetra Aferdita Muho, administratores së kompanisë.

Ky ves i pushtetarëve sa vjen dhe shtohet, duke bërë që rrethi afër tyre të pasurohet dhe qytetarët të vijojnë të vuajnë për shërbimet minimale, për të cilat edhe paguan taksa çdo muaj. Drejtësia nga ana tjetër fle gjumë dhe as që denjon të nis hetime për shkeljen e konkurencës në tendera apo hetimin e thelluar se paratë e taksapaguesëve u jepen një dore të përcaktuar njerëzish.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.