E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emigrantët e paligjshëm/ Braverman “e prerë”: Duhen larguar që të fitojmë zgjedhjet
Lajme

Emigrantët e paligjshëm/ Braverman “e prerë”: Duhen larguar që të fitojmë zgjedhjet

Fluksi i emigrantëve ende mbetet një ndër problematikat më të mëdha në Britaninë e Madhe, gjë e cila ka sjellë debat të ashpër mes zyrtarëve, ku as “shënjestrimi” i shqiptarëve nuk është kursyer aspak.

E para që i hodhi “benzinë zjarrit”, ishte Sekretarja e Brendshme e Shtetit, Suella Braverman, e cila nuk e ka kursyet gjuhën e rreptë aspak.

Braverman gjatë një interviste për “The Telegraph”, është shprehur se që partia konservatore të fitojë zgjedhjet do duhet të ndalojnë emigrantët e paligjshëm.

“Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë anijet për të fituar zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse Kryeministri e ka bërë migrimin një nga pesë prioritetet. Objektivi kryesor është që të mos ketë më justifikim. Qeveria duhet të përmbushë premtimin. Populli britanik me të drejtë është i ngopur me këtë problem që ka zgjatur tashmë prej vitesh, dhe unë me të vërtetë mendoj se është shansi i fundit për qeverinë që ta bëjë këtë të drejtë.”- tha Braverman.

Sipas projektligjit, ka të ngjarë të vendoset një detyrë ligjore mbi Sekretaren e Brendshme për të larguar emigrantët ilegalë ose hyjnë në Mbretëria e Bashkuar në mënyrë indirekte përmes një vendi të tretë të sigurt. Kjo është krijuar për të mbështetur Qeverinë kundër sfidave ligjore dhe për të mbrojtur në mënyrë efektive politikën e Ruandës në ligj pasi ajo u bllokua nga sfidat ligjore.

E pyetur nëse ajo ishte e bindur se projektligji për dërgimin e emigrantëve ilegalë drejt Ruandës do të përputhej me Konventën e Refugjatëve, Braverman dha garanci, duke u shprehur: “Unë isha gjithashtu Prokurore e Përgjithshme. Kështu që unë e di rëndësinë e kornizave ligjore, rëndësinë e legjislacionit dhe ligjshmërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.