E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Vdesin tragjikisht dy shqiptarë në Itali
Lajme

EMRAT/ Vdesin tragjikisht dy shqiptarë në Itali

Ishin pa rripa rigurimi, e kjo ka bërë që ata nuk mundën t’i shpëtonin këtij aksidenti. Kështu shkruajnë mediat italiane për vdekjen e dy të rinjve shqiptarë të dielën në mëngjes, përgjatë Pontebbana në Via Roma.

Ishte ora 6 e mëngjesit, kur një automjet papritmas humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një mur betoni që rrethon oborret e Pedemontana në zonën e Villorba.

 

 

Përplasja ishte mjaft e fortë, aq sa makina u rrotullua dhe përfundoi në një fushë ngjitur me rrugën. Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

Në rrugë ishin kalimtarët e rastit që njoftuan policinë dhe ambulancën, por dy shqiptarët që ishin në automjet humbën jetën në vendngjarje para se të mbërrinte ndihma mjekësore.

8f6abfd5-bc16-4b8e-9766-1c5afc639910-2

Viktimat janë 24-vjeçari Dorian Myftaraj i cili jetonte në Shqipëri por kohët e fundit ndodhej në Itali, sic shkruajnë mediat italiane dhe 35-vjeçari që jetonte në shtetin fqinj Rruzhdi Karreci, banor i Spresiano, por me origjinë nga Durrësi, tashmë i njohur për policinë pasi ishte arrestuar në 27 korrik 2018.

36-vjeçari Karreci, ishte arrestuar pasi ishte kapur me kokainë.

Deri dje, mediat italiane e kishin me iniciale emrin e 25-vjeçarit, D.M. Detajet nuk u zbuluan sepse familjarët nuk ishin informuar për tragjedinë,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.