Endri Meksi ironi me JOQ: Të paktën mos më shkojë dieta dëm me zëvëndësoni foton
JOQ ka botuar një shkrim rreth një tenderi ku 25 Miliard Lekë me TVSH ishte shuma e përfituar nga djemtë e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, falë një tenderi të drejtorit qethës të “taksave të shqiptarëve” Evis Berberit të ARRSH, për monitorim trafiku.
Sipas shkrimit ky ishte një tende klientelist dhe se ishte paracaktuar për kompaninë e Meksit, Rrok Gjokës dhe një tjetër kompanie pa nam e nishan, kur në procedurën e prokurimit publik një kompani në garë kishte ofruar 4 Miliard Lekë më pak, e një tjetër kishte ofertë ekonomike 0 Lekë.
SPAK nuk dënjon të hetojë skandalet me abuzimet e parave publike ndërkohë që ka ardhur edhe një reagim nga Endri Meksi. Ky i fundit në vend që të ishte nën hetim nga Altin Dumani ka reaguar për vjedhjen e bërë duke njoftuar shqiptarët se ka mbajtur 3 muaj dietë para se të fryhej me paratë e tyre.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



