E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Era e ndryshimit!
Lajme

Era e ndryshimit!

Luçiano Boçi


E nga sot era e ndryshimit shpërndahet kudo dhe forca e aroma e saj ndjehet dhe në Shqipëri!

E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësore pa fund, donin ta vrisnin dhe ja tani ku është.

I mundi të gjithë, madje dhe parashikuesit e vet më optimistë.

Hodhën para pa fund dhe përdorën gjithë administratën e drejtësinë sorosiane kundër tij dhe ja tani me ndihmën e Zotit i diskreditoi faqe botës!

E quajtën të vjetër, të mplakur, me kohë të ikur dhe ja tani u rikthye me energji të pashtershme, me ide reale e të prekshme dhe me vizion që i shërben çdo familje, çdo të riu, çdo fëmije.

Që i shërben vendit të tij, Amerikës së madhe!

E nga sot era e ndryshimit shpërndahet kudo dhe forca e aroma e saj ndjehet dhe në Shqipëri!

Sistemi anti-social dhe anti-politik i agjendave anti-njeri është në frymëmarrjet e  fundi!

Ka ardhur momenti t’i rikthehemi Scorpions-ve “WIND OF CHANGE”.

Shqipëria do të ndryshojë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.