E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdhën në Himarë të fitonin vota greko-patriotike me Bejlerin, por populli grek u dha të “bejlerit”…
Lajme

Erdhën në Himarë të fitonin vota greko-patriotike me Bejlerin, por populli grek u dha të “bejlerit”…

Artan Hoxha

Dy politikane nga me te rendesishmit te partise ne pushtet Demokracia e Re, njeherazi kryebashkiaket e dy qyteteve kryesore greke, Athines dhe Selanikut, pesuan disfate te thelle ne zgjedhjet lokale te zhvilluara dje ne Greqi.

Dy miq te fuqishem me pak per Bejlerin dhe mbeshtetesit e helenizimit te jugut te Shqiperise.

Kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis, njekohesisht djali i motres i kryeministrit grek Qirjakos Micotaqis, u mund nga Harris Duka, i mbeshtetur nga PASOK.

Ndersa kryebashkiaku i Selanikut, Konstantinos Zervas, pinjoll i Napolon Zervas, njeriut qe udhehoqi genocidin dhe masakrat kunder popullsise Çame ne fundin e luftes se dyte boterore, u shpartallua nga kandidati i opozites.

U ndodha ne Himare, kur te dy kryebashkiaket e Athines dhe Selanikut, ne zhegun e gushtit te ketij viti, organizuan nje proteste ne qender te qytetit shqiptar, duke kerkuar lirimin e Fredi Bejlerit, pasi ishte arrestuar politikisht dhe po persekutohej vetem pse ishte grek etnik nga Progonati.

“Jam shume i gezuar qe marr pjese ne hidherimin tuaj”, qirje Kosta i Athines dhe qirje Konstandini i Selanikut.

Perpjekja juaj per te perfituar sa me shume vota nacional-patriotike greke, duke kthyer ne nje martir te helenizmit Fredi Bejlerin, deshtoi me sukses.

Besoj se tani, te liruar nga detyrat publike, do te jeni me te ngeshem si qytetare te thjeshte greke, te mbeshtesni sivellaun tuaj, shqiptarin greqishfoles, qirje Bejlerin.

Me lajmeroni per protesten e radhes, se nuk do te pertoj te jem prezent serish…

Ne foto: Dy kryebashkiaket e Athines dhe Selanikut gjate protestes per Bejlerin ne Himare shoqeruar nga deputeti i Kuvendit te Shqiperise, Vangjel Dule.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.