E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdhi dita kur populli mendon masivisht:  “Po vjen shteti im te më vrasë”
Publik News

Erdhi dita kur populli mendon masivisht: “Po vjen shteti im te më vrasë”

Tek lagja ime po afrohej një ambulancë. Me sa dukej kishin ardhur për t’i dhënë asistencë ndonjë të sëmuri rëndë.

Disa të rinj gjysmë të karantinuar buzë rrugës, që po pinin kafen në këmbë, me sytë nga ambulanca (që siç po dukej nga fytyrat e bluzave te bardha pas xhamit, nuk ishin fort mirë të orientuar me adresën) shihnin njëri-tjetrin në sy dhe thonin:

“Paska ardhur ambulanca, me sa duket dashkan me e këput ndonjërin”

Mu rrënqeth mishi, mu mpi trupi dhe një sëkëlldi me pak djersë të ftohta ma mbuloi trupin.

As në mesjetë, as në shekujt më të erret te historise së njerëzimit, as në konfliktin më të ashpër të globit, as në betejën më të pameshirshme të historisë, bluzat e bardha nuk janë perceptuar si vrasës. Sigurisht qe ka patur prej tyre heronj e kriminelë si në çdo fushe, por qe të krijohet perceptim popullor tek masat se kur vijne keta, mund te perfundosh tek thaset e zeza te plasmasit si i infektuar, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e njerëzimit. Ne luftërat më të pergjakshme ambulancat dhe bluzat e bardha jane te perjashtuara nga bombardimet. As terroristet më të pameshirshëm nuk sulmojnë ambulancat.

Ia mberritem edhe kesaj dite, kur populli mendon masivisht:

“Po vjen shteti im te më vrasë”

Arsyet e ketij perceptimi janë komplekse dhe duan analizë me vete, por rezultati është ky.

Dhe ne qofte ky perceptim i drejte apo i gabuar kete do te vertetojë historia, por nuk ka asnje dyshim se me keto lloje shtazash qe kane jetet tona ne administrim, qe dalin ne tv dhe lexojne deklaratat e politikes, nuk shkojme larg dhe njerezimi ka prekur fundin e fundit të kazanit të humanizmit, aty ku grumbullohet llumi. Ai llum që bllokon çdo tub që furnizon mushkerinë e lirisë me oksigjen dhe me jetë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.