E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan ftesë  Musk që të hapë fabrikë të Teslas në Turqi
Lajme

Erdogan ftesë Musk që të hapë fabrikë të Teslas në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje manjatit amerikan Elon Musk që ta hapë një fabrikë të re të Teslas në Turqi, duke u bërë lideri i fundit që lobon kështu te njeriu më i pasur në botë.

Erdogan dhe Musk kanë mbajtur një mori takimesh në Turqi dhe në margjina të forumeve ndërkombëtare, duke e thelluar miqësinë edhe më tepër të dielën në Nju Jork.

Zyra e Erdoganit ka thënë të hënën se ai i ka kërkuar Teslas që ta hapë fabrikën e shtatë në Turqi.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka thënë se Musk i ka thënë Erdoganit se shteti i këtij të fundit është ndër “kandidatët më të rëndësishëm” për hapje të fabrikës së re.

Përpjekje të ngjashme me të Erdoganit kanë bërë edhe presidenti francez, Emmanuel Marcon, i cili e ka takuar Muskun në qershor, si dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Erdogan është në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai do të mbajë një fjalim në të, të martën.

Tesla aktualisht i ka gjashtë fabrika, përfshirë dy jashtë Shteteve të Bashkuara – një në Shangai, të fokusuar në tregun aziatik dhe një tjetër në Berlin, të fokusuar në tregun evropian.

Aktualisht kompania është duke e hapur një fabrikë në Meksikë dhe planifikon që të ketë prezencë edhe në Indi./ REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.