Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu gatishmëri që të rikthejë Ukrainën dhe Rusinë në bisedime.
Në një videomesazh për samitin e mbajtur në Tiranë, Erdogan pranoi planin e paqes me 10 pika të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai theksoi se do të vijojë kontaktin me të gjitha palët për vendosjen e sigurisë.
“Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës.
I kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut.
Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky.
Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që Plani i Paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë”, nënvizoi Erdogan.