E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ergys Mertiri/ Arkitekti i nje ferri prej 28 mije km katroresh, ku jetet e njerezve fikeshin ne deshperim.
OP-ED

Ergys Mertiri/ Arkitekti i nje ferri prej 28 mije km katroresh, ku jetet e njerezve fikeshin ne deshperim.

Sot eshte ditelindja e njeriut qe i ka sjelle ketij vendi fatkeqesine me te madhe, njeriut qe iu mori jeten mijera njerezve, qe burgosi dhjetera mijera te tjere, qe masakroi te gjithe inteligjencen e vendit dhe ngriti ne pozite felliqesine.

Por kjo nuk eshte gje. Enver Hoxha eshte njeriu qe nxiu jetet e nje populli te tere, duke e lene ate pa liri, pa kulture, pa dije, pa buke, pa katandi, pa perspektive.

Ai eshte arkitekti i nje ferri prej 28 mije km katroresh, ku jetet e njerezve fikeshin ne deshperim.
Por te gjitha keto ai nuk do te mund ti realizonte dot pa nje shpure bastardesh, te cilet i sherbyen me zell e devocion.

Shume prej tyre sot kerkojne t’iu mbushin mendjen njerezve se kasapi i ketij vendi kishte edhe te mirat e veta.

Per turpin e tyre, ata vazhdojne t’i sherbejne fantazmes se xhelatit, duke vajisur e parfumosur kufomen e tij.

Kjo eshte vetem nje menyre per te treguar se jane rreshtuar ne anen e felliqur te historise dhe te tille do te kujtohen gjithmone!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.