E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ergys Mërtiri/Neveria që ngjall gjesti i Ramës ndaj gazetarëve
Sot

Ergys Mërtiri/Neveria që ngjall gjesti i Ramës ndaj gazetarëve

Sociologu Ergys Mërtiri ka reaguar sot ndaj fyerjeve që Kryeministri Rama bëri ndaj gazetarëve.

Ja reagimi i plotë i Mërtirit

“Gjesti i Rames perballe gazetareve, te ngjall neverine e nje klienti harbut qe, pasi kamarieri i sherben plot miresjellje, e perze duke i thene: Keput qafen! Por nuk eshte vetem kaq. Ai eshte si ai femija kompleksiv, qe mezi pret te gjeje femije me te vegjel, per t’i vene perfund.

Megjithate ai nuk ka faj. Ai ate di te beje, pasi kjo eshte pjese e karakterit te tij kompleksiv. Fajin e kane gazetaret qe pranojne te fyhen, dhe nderkohe vazhdojne ti sherbejne, duke i bere pyetje. Jane ata vete qe e pranojne poshterimin dhe kjo eshte me e trishte sesa arroganca absurde e kryeministrit.
E keqja eshte se gazetaret, sidomos ata te terrenit, jane te pafuqishem perballe arrogances se pushtetit, pasi, ne rast reagimi, mund te rrezikojne vendin e punes. Ne cdo rast tjeter ata do ta kishin vene perfund Kryeministrin sot.
Ndaj poshtersia me e madhe ketu nuk eshte thjesht tek arroganca e Kryeministrit, por tek brishtesia e gazetareve, te zene peng ne pazaret e pronareve me pushtetin. Rama sillet ne kete menyre pikerisht sepse e di qe e ka nen thunder kazanin ku peshtyn. E ben kete sepse eshte kazani i tij, per ndryshe nuk do ta kishte kurre kete kuraje.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.