E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Dasho: Boja dhe demagogjia, vizioni i Boratëve për shëndetësinë
Publik News

Erion Dasho: Boja dhe demagogjia, vizioni i Boratëve për shëndetësinë

Mjeku i njohur Erion Dasho, duke komentuar foton propagandistike të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të një gruaje që i matet tensioni e zhveshur në dëborë, shkruan ndër të tjera se këto pamje tregojnë se deri ku ka shkuar demagogjia e ‘Boratit’

‘Demagogjia kalon çdo limit!

Duke u përpjekur të mburren për “arritjet”, Boratët japin prova çdo ditë për nivelin afrikan ku e kanë katandisur shëndetësinë. Kjo foto e publikuar sot nga vetë ministrja e shëndetësisë mjafton për të qenë turpi i sistemit shëndetësor shqiptar!

Fotoja do të vlente të publikohej, nëse nëna do të kishte një aparat dixhital për matjen e tensionit, leximi do të kalonte online dhe do të interpretohej nga një mjek ose infermier në Qendrën e Telemjeksisë në Tiranë, projekt të cilin ja kam propozuar zyrtarisht ekipit të Boratit në vitin 2014.

Praktika tregoi se vizioni i Boratëve për shëndetësinë arrin deri tek bojatisja dhe demagogjia. Turp!!’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.