Erion Veliaj, “postbllok” Blinken-it për një FOTO
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ishte përgatitur dhe po qëndronte te Piramida e Tiranës për të takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, teksa ky i fundit zhvilloi një takim me disa të rinj.
I paftuar dhe nuk është pjesë e agjendës së Blinken-it, por lali Eri lëvizi të gjithë “gurët” dhe përdori skemën që gjoja rastësisht zhvilloi takimin me Blinken-in.
Siç shihet edhe në foto, Veliaj i ka zënë “postbllok” Blinken-it dhe e ka takuar tek ambientet e Piramidës.
Lali Eri tashmë realizoi edhe foton e vitit krah zyrtarit të lartë amerikan, Antony Blinken. Të shohim se si do të vijojë me propagandën e tij në rrjetet sociale dhe si do ta komentojë këtë takim lali Eri.
Kjo është e njëjta skemë që lali Eri përdori kur erdhi në Tiranë Oliver Varhelyi, komisioneri i Zgjerimit për BE-në.
Në agjendën e takimit, lali nuk ishte përfshirë, por Veliaj mori biçikletën e shkoi para muzeut dhe u shfaq atje gjoja rastësisht për të kapur një “selfie”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



