Erion Veliaj tender 400 milionë për të vrarë miza
Erion Veliaj, që akoma nuk është pyetur nga SPAK Inceneratorin e Tiranés dhe për 1001 të zeza që ka bërë me paratë e taksapaguesëve, vazhdon përsëri të abuzojë me taksat e qytetarëve të Tiranës. Në një procedurë tepër të dyshimtë Veliaj ka akorduar plot 400 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH për të vrarë miza.

Tenderi është një vjedhje e hapur e qytetarëve pasi ka një mungesë totale të konkurrencës. Në të ka marrë pjesë vetëm kompania Milifar shpk e Albert Metanit. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin që mban si numër reference REF-92218-12-27-2023.

Objekti i tij është “Blerje preparate për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim” dhe ka një fond limit në vlerën 36,941,200 lekë të reja pa TVSH ose gati 440 milionë ekë të vjetra përfshirë TVSH. Pjesëmarrësi i vetëm, siç përmendëm më lart, është Albert Metani me firmën e tij MILIFAR.

Ai ka ofruar vlerën 33,825,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Sigurisht duke qenë se ka marrë pjesë vetëm ai në këtë procedurë, ka qenë tepër e thjeshtë që fitues i tenderit të shpallet po ai. Me sa duket valixhja që Metani i ka lënë poshtë këmbëve Veliajt, ka qenë e mbushur mirë e mirë. Këtë e vërteton edhe fakti se vlera fituese është sa 92% e fondit limit të këtij tenderi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



