Ermal Mamaqi ka lëshuar 132 fatura fiktive, do hetojë SPAK pasuritë e gaztorit të pushteteve
SPAK ka zbuluar se Ermal Mamaqi ka lëshuar 132 fatura fiktive për subjekte të tjera; e gjersa është përfshirë në krimin e pastrimit të parave, SPAK do ti duhet të hetojë pasuritë, duke filluar nga jeta luksoze, burimi i blerjes së vilës 700 milionë lekë te “Rolling Hills” në Sauk e deri te kompleksi hoteleri “Relux” me 7 kate, 100% në pronësi të tij në “Dajt”…
Sepse të dy, pa asnjë pasuri e pa asnjë biznes, befas në muajin tetor 2016 e më pas, blenë vilë luksoze 700 milionë lekë te kompleksi rezidencial “Rolling Hills” në Sauk dhe 2 apartamente e 1 vilë para saj.
Më 14 tetor 2016, Ermal Mamaqi bleu objekt 215 m2 në qendër të Tiranës për të ushtruar biznesin e qendrës estetike “Venere By Ami Sh.p.k”; ndërsa më 20 tetor 2016, bleu objekt 145 m2 për firmën “Adfinitas” me aktivitet ndërmjetësim martesash, reklama, aktivitete kulturore etj.
Më 4 tetor 2021, ka blerë objekt për restorantin “ME’ NAM”, ndërsa më 27 janar 2023 inauguroi kompleksin hoteleri “Relux” me 7 kate te zona e komunës “Dajt”, që është 100% në pronësi të tij.
Në këto biznese të Ermal Mamaqit, bënë përshtypje, fakti që ai nuk ka as Ekstrat të dhënash në Qendrën Kombëtare të Biznesit e as bilance vjetore në tatime; ndërkohë që prej vitesh ushtron aktivitete, shton pasuritë e vazhdon e bën jetë luksi.
Fillimisht, është përfolur se Ermal Mamaqi maskonte pasuritë dhe pastronte milionat e pista, të miqve të hershëm të bashkëshortes Amarda Toska; ndërsa më pas, u tha se të dy ishin maska e pasurive të një oligarku.
Por në fund të muajit dhjetor 2023, SPAK zbuloi se Ermal Mamaqi, ka shërbyer si lavatriçe e milionave të ish-ministrit Ilir Beqja, duke i lëshuar futura tatimore false nëpërmjet restorantit “ME’ NAM”, për restorantin “Gzona” dhe banketet zyrtare që bënte Drejtoria e Shtetërore e Donacioneve të Huaja me drejtor Ilir Beqjen.
Në hetimet e SPAK, është vërtetuar që Ermal Mamaqi ka lëshuar disa fatura tatimore me vlerë 3.2 milionë lekë, për shërbime restoranti e shit-blerje që nuk janë kryer nga restoranti “Gzona”, të cilin Ilir Beqja e ka maskuar pas vartësit të tij zyrtar Ermal Kurtulaj.
Për këtë aferë pastrimi parash, mashtrimi fiskal e tatimor dhe fshehje të ardhurash, Ilir Beqja është marrë i pandehur; i janë sekuestruar telefonat, kompjuterët e dokumentet që i janë gjetur në banesë dhe siç thuhet, së shpejti do përfundojë në pranga.
Por SPAK, ka detyrim ligjor t’i bëjë “Xing” me procedim penal e prangosje dhe Ermal Mamaqit, si pastrues i milionave të Ilir Beqjes me fatura fiktive, madje edhe për vjedhje të shtetit me fatura tatimore false në vlerë miliona lekë.
Agjentët e BKH, kanë zbuluar që Ermal Mamaqi, në emër të katër firmave të tij “Venere By Ami Sh.p.k”, “Adfinitas Sh.p.k”, të restorantit “ME’NAM Sh.p.k” e hotelit “Relux”, ka lëshuar edhe 132 fatura fiktive për subjekte të tjera, mes tyre institucione shtetërore.
Gjersa, Ermal Mamaqi është përfshirë në krimin e pastrimit të parave, SPAK duhet t’i hetojë dhe pasuritë që ka, duke filluar nga jeta luksoze, burimi financiar i blerjes së vilës 700 milionë lekë te kompleksi rezidencial “Rolling Hills” në Sauk e deri te kompleksi “Relux” me 7 kate 100% në pronësi të tij, në “Dajt”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
SPAK ka zbuluar se Ermal Mamaqi ka lëshuar 132 fatura fiktive për subjekte të tjera; e gjersa është përfshirë në krimin e pastrimit të parave, SPAK do ti duhet të hetojë pasuritë, duke filluar nga jeta luksoze, burimi i blerjes së vilës 700 milionë lekë te “Rolling Hills” në Sauk e deri te kompleksi hoteleri “Relux” me 7 kate, 100% në pronësi të tij në “Dajt”…


