E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ermali,një klloun që shërben si sapun i Ramës
OP-ED

Ermali,një klloun që shërben si sapun i Ramës

Per te disatin vit rradhazi, Ermal Mamaqi hap dyert e emisionit të tij, duke ia kushtuar hapesiren televizive te festave Edi Rames dhe Erion Velisë. Detyra e Mamaqit eshtë t’iu cojë shqiptareve në tryeza, kontrabanduar mes humorit banal dhe batutave bajate, fytyrat e padeshiruara të ketyre dy personave, per të zbutur, mes gezimeve, të festes neverine e pergjithshme që i shoqeron. Mamaqi pranon të behet sapuni që shkumon zhulin fytyrave të tyre të lyrosura nga korrupsioni.

Në klipin e emisionit të fundit, Rama paraqitet sikur po shkon tek Mamaqi i detyruar nga kembengulja e tij e paperballueshme, duke mos e lene të qetë as në dush e ne shtrat, me kerkesen per dialog. Ne fakt, eshte Rama i deshperuar per të dalë në emisionin e tij, qoftë edhe pa brekë, per të zbutur e normalizuar sa të mundet, situaten e menderosur ku ndodhet, ku studentet i kthejnë krahet dhe e peshtyjnë sa herë që ky i del perpara per dialog. Per kete ai eshte gati të bejë cdo lloj marrezie, sepse cdo figurë tjeter, sado qesharake, e cliron sado pak nga kjo ku eshte. Humori, si të gjithë format e tjera te artit eshte dhe duhet të jetë gjithmonë opozitar me pushtetin. Një humorist që pranon ti sherbejë pushtetit eshte vetem një klloun oborri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.