E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në ERTV live: Gati të shkoj në cdo dhomë që Basha ndihet komod për dialog
Uncategorized

Rama në ERTV live: Gati të shkoj në cdo dhomë që Basha ndihet komod për dialog

Kryeministri Rama është shprehur se pranon të ulet në një tryezë politike pa kushte me opozitën, me ndërmjetësimin e Presidentit Nishani.

Kryeministri ka folur jashtë ambienteve të parlamentit duke shtuar se  ai pranon të bëhet pjesë e nismës së Presidentit Nishani për të qenë ai personi që do të ulë palët politike në dialog.

I pyetur nga gazetarët për mesazhin e Kukan se Rama, Meta dhe Basha duhet të mbyllen me një dhomë, Rama ka thënë se nëse do të ndodhte do duhej që dhoma të kishte oxhak dhe se do të mjaftonte që Basha të ndihej komod.

“Ka një nisëm të Presidentit, që ne e kemi përkrahur pa ngurrim, jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë pa kushte. Sikur ndodhi edhe më parë, përsëri ka një vonesë nga pala tjetër, që shpresoj mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin.   Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që dialogu është preferenca e parë, koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu dhe tryeza ku partitë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres‘ –tha Rama.

Pyetje: Kukan dha mesazhin se Rama, Meta Basha duhet të mbyllen në një dhomë, do mbylleshit? I bie që dhoma të jetë me oxhak, nuk mund ta vendos këtë kusht, gati të shkoj në cdo dhomë që Basha ndidhet komod për dialog

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523.288499.138734771522/10154647929596523/?type=3&comment_id

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.