E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Europa po na merr “hamshorët”
Publik News

Europa po na merr “hamshorët”

 

Klodian Tomorri

Mbi 12 mije meshkuj shqiptare kane kaluar kanalin me varka kete vit, nga te cilet 10 mije jane te rinj-thote anglezet.

Eshte alarmuar qeveria britanike nga fluksi, sepse shumicen e shqiptareve qe futen ilegalisht me varka e konsiderojne kontigjent kriminal ose ne rrezik per t’u shnderruar te tille. Por nejse. Ata kane llogarite e tyre. Ne tonat.

Popullsia e burrave ne Shqiperi eshte 1.4 milione. Nga keta, 400 mije jane pensioniste mbi 65 vjec dhe femije nen 10 vjec. I bie qe mbeten 1 milione.

Pra 1% e popullsise se meshkujve iken me varka vetem per 9 muaj dhe vetem ne Angli. Shto Belgjiken, Gjermanine, Italine dhe vendet e tjera, shifra e largimeve duhet te jete mbi 3 per qind e popullsise ne vit. Ne kemi dramen, anglezet hallin.

Ja qe as non grata britanike e Saliut nuk e zgjidhi dot kete pune. Shpallni dhe Sazan Gurin non grata tani mbase e zgjidhni kete pune se ai ngriti problemin qe Europa po na merr hamshoret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.