E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Europianët e duan dhe pinë drogën tonë
OP-ED

Europianët e duan dhe pinë drogën tonë

Haaa, sikur të lëshonim ndonjë raketë…

Shqipëria e parë me syzet Euroamerikane sot merr ose morri notën 10-te. Kështu na trajtoi Brukseli në vizitat e fundit të udhëheqjes shtetrore dhe opozitare. Kështu na sheh Ne sot bota:

Normal e pa eksese.
Normal e pa konflikte.
Normal e pa trazira në rrugë.
Këtu nuk lëshohet populli ne rruge.
Këtu nuk lëshohen as raketa. Kaq duhet për burokracinë e Brukselit.
Për Junkerin & Co këtu nuk ka junte. Dhe nuk ka…
Koreja e Veriut po të mos lëshonte raketa do të ishte nje shtet normal komunist per euroamerikanet. Sepse nuk destabilizonte kerkerkend veç tregut te saj te brendshem. Njerzit do vijonin të rrinin ne rresht, do shihnin tre here në dite liderin ne TV, në parada ushtarake, në bujqësi, do mbillnin oriz, do shkulnin lakra, do hynin në ujë duke çjerre faqet për Udhëheqësin etj. Kështu jeta do vijonte me dokumentarë për Korenë dhe familjen Kim Jong Sung, etj. Ky quhet stabilitet.
Por Jo, Koreja po e destabilizon botën!
Koreja po bën prova me raketa!
Koreja po kërcënon paqen! NE jemi tjetër…
E si mund të quhemi Ne vend me probleme?
Ne s’po destabilizojmë kërkënd.Tek Ne politika ndryshe nga populli korean hyn vetë në ujë për popullin. Tjetër. Europianët e duan dhe pinë drogën tonë. Se po mos e donin, e kthenin mbrapsht, si po kthejne çdo ditë refugjatët.
Pra, Ne jemi nje vend normal.
Ahhh…sikur të lëshonin ndonjë raketë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.