E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Facebook vendos sot mbi llogarinë e ish-presidentit Trump
Publik News

Facebook vendos sot mbi llogarinë e ish-presidentit Trump

Kompania Facebook merr vendim sot në lidhje me pezullimin e llogarisë së ish Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, sipas një raporti të Reuters.

Pas trazirave të Kapitolit në 6 janar, Facebook bllokoi llogarinë e Trump për një perjudhë të pacaktuar për shkak të atyre që u interpretuan si thirrje për dhunë. CEO Mark Zuckerberg tha se rreziqet e lejimit të përdorimit të rrjetit nga ana e Trump ishin “thjesht shumë të mëdha” nën rrethanat e kohës.

Trump u bllokua, në fakt, nga një sërë platformash si Twitter, Snapchat, Twitch, Youtube etj.Vendimi i shumëpritur do të kthejë vëmendjen sesi rrjeti më i madh social në botë vendos se çfarë mund dhe nuk mund të thonë udhëheqësit dhe politikanët botërorë në platformat e tyre.

Facebook nuk aplikon kontrollin e fakteve nga palë të treta për postimet e politikanëve dhe reklamat e paguara, por ai vendos disa etiketa të veçanta që orientojnë audiencën mbi përmbajtjen e postimeve dhe mashtrime të mundshme.

Kompania i penalizon politikanët për shkeljen e rregullave nëse konsiderohet në të mirë të interesit publik. Facebook më herët ka censuruar Trump për atë çfarë u konsiderua dezinformim në lidhje me pandeminë e COVID-19.

Vendimi pwr tw pezulluar llogarinw e ish-presidentit amerikan u përball me kritika të shumta nga mbështetës të tij, të cilët ngritën pikëpyetje mbi rolin e mediave sociale në formësimin e debatit publik përmes censurës. Argumenti i tyre ishte prezenca në rrjete e dhjetra udhëheqësve botëror, të cilët abuzojnë rregullisht me të drejtat e njeriut.

Së bashku me vendimin, të mërkurën Facebook pret edhe rekomandimet e bordit mbikqyrës mbi rregullat që do të aplikohen për figura politike të ngjashme me Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.