E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fajin e ka populli
Lajme

Fajin e ka populli

 

Është shumë e lehtë të fajësosh popullin për gjithçka. T’ia varësh në qafë të gjitha mëkatet, dështimet, kompromiset, pazaret e gjithçka tjetër. Ta trajtosh popullin si depo e të fusësh në barkun e tij të gjitha veset e kujtdo që është mbi popullin.

Në çdo shoqëri ka një shtresë trunore e cila shkruan për fenomenet e ndryshme të një shoqërie. Palca trunore e shoqërisë i jep një këndvështrim ndryshe shoqërisë mbi fenomene të caktuara, që orvaten të serviren si normalitet, por që në të vërtetë janë të dëmshme për një shoqëri e mbi të gjitha për pjesën më të prekshme të saj, për rininë.

Është alibi e rehatshme të shash popullin, nga kolltuku i rehatshëm i opinionistit ” në Love Story” , sikundër është shfaqje hipokrizie të flasësh për vlerën e familjes, pasi je dystuar te kolltuku i majmë i ” Përputhen”.

Është alibi e rehatshme të shash popullin, kur si gazetar apo si psikolog nuk i kushton një shkrim formateve televizive infektuese apo problemeve sociale në këtë vend. Rehatohesh nën sloganin ” Mos shqetësoni udhëheqjen rilindase” dhe çdo shkrim është në përputhje me propagandën rilindase.

Është alibi e rehatshme të shash popullin kur qëndron krejt krenare pranë Veliajt duke mbjellë pemë pēr pyllin orbital imagjinar të kryebashkiakut, në emër të projektit të radhës në bashki.

Është alibi e rehatshme të shash popullin, kur si deputet/e e opozitës ke marrë votat e popullit, por fjalën në parlament për t’u dhënë zë halleve të popullit nuk e merr kurrë.

Është alibi e rehatshme të shash popullin dhe ta etiketosh si popull injorant dhe të paditur kur si akademik nuk thua gjysmë fjale për gjendjen e arsimit në vend.

Është alibi e rehatshme të shash popullin, kur si arkitekt nuk thua gjysmë fjale për masakrën urbane në kryeqytet.

E pra, fajin nuk e ka populli. Mund ta përsërisësh sa herë të duash nga kolltuku i rehatshëm i kompromisit me dyshen Rama& Veliaj, por përsëritja e një pohimi nuk e bën këtë të fundit detyrimisht të vërtetë.

Post Scriptum- Faji i popullit është kompromisi yt me Rilindjen.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.