Fajin nuk e ka Berisha por banda e Edi Ramës
Shqipëria është e katandisur keq e mos më keq dhe për këtë nuk e ka fajin Sali Berisha.
Korrupsioni ka prekur nivele të papara dhe për këtë prapë përgjegjësia nuk është e Sali Berishës.
Mijra shqiptarë largohen çdo vit për shkak të varfërisë, plaçkitjes që i bëhet pronës dhe padrejtësive… dhe prapë nuk është Sali Berisha shkaktar për këtë tragjedi.
Një bandë me në krye Edi Ramën dhe Erion Veliajn janë përgjegjës për sa më lart. Dhe banda e tyre meriton të jetë non grata dhe të dënohet me votë nga shqiptarët.
Sa për Sali Berishën mendoj se vendimi për të është i padrejtë. Megjithatë ai është vendimi i ShBA dhe Britanisë së Madhe dhe si i tillë nuk mund të injorohet. Sali Berisha është në të drejtën e tij si qytetar i lirë dhe ish drejtues i shtetit të kërkojë me të gjitha format rikthimin në vend të dinjitetit. Por kjo duhet të jetë beteja e tij personale. Pa përfshirë në të fatet e opozitës dhe të atyre shqiptarëve që kërkojnë ndryshim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



