Familjarët marrin lajme për trupin e Navalny-t/ Kur do t’u dorëzohet
Familja dhe mbështetësit e Aleksei Navalny-t, kanë vazhduar të kërkojnë trupin e opozitarit rus që ndërroi jetë në burg të premten.
Më në fund familjarët e Navalny-t kanë marrë lajme për trupin e të ndjerit.
Një përfaqësues i ekipit të Navalny-t ka njoftuar nënën e kritikut të Kremlinit se trupi po mbahet për “analiza kimike” dhe do të dërgohet pranë tyre pas dy javësh.
Vendndodhja e trupit të Navalnyt nuk është bërë e ditur nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për ta gjetur atë janë ndaluar.
Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, ka ngritur akuza se bashkëshorti i saj është vrarë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Yulia Navalnaya ka ngritur pretendimet se autoritetet ruse po e fshehin trupin e tij, pasi po presin që të zhdukin gjurmët e agjentit nervor Noviçok.
Ajo ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë, dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të sfidojnë presidentin rus, Vladimir Putin me forcë më të madhe se kurrë.
Edhe Perëndimi ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij.
Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.
Ai u helmua në vitin 2020 me agjent nervor Noviçok dhe atëherë fajësoi shtetin rus.
Navalny u shërua në Gjermani dhe pas helmimit, në ditën e kthimit në Rusi, u dërgua në burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



