Fati mirë dhe i keq i Veliajt

Hysni Gurraj

Fati i keq i Veliajt është se Rama është i ri ende dhe nëse mobilizohet siç duhet, e kullufit.

Fati i mirë është se ai e njeh Ramën sa frikacak është dhe i ka ruajtur ‘server’ të veçantë shantazhi veç, për ditë si këto që po vijnë.

Veliaj nuk është as Saimir Tahiri, as Arben Ahmetaj që ishin hajdutë, por edhe të papërgatitur. Në skuadrën mafioze të rilindjes ekziston një aksiomë që e përdorin të gjithë, po s’dite të fshehësh, kujdes kur vjedh, ose vidh dhe ndaj me shefin e madh patjetër.

Kësaj aksiome Valiaj i ka shtuar edhe implikimin. Lali nuk vjedh kurrë pa implikuar shefin e madh. Nuk ka vjedh te inceneratorët pa implikuar Ramën, nuk ka vjedh te lejet e ndërtimit, te ‘5D’…në asnjë vend nuk ka vjedhur pa dokumentuar edhe hisen e Ramës.

Përveç këtyre, Veliaj ka dosje voluminoze të Ramës me McGonigal, ka arkivë.

Lufta mes tyre tyre mund të zhvillohet dhe të jetë një betejë e përgjkashme, por edhe mund të mos zhvillohet kurrë.

Mund të zhvillohet nëse Veliaj nuk heq dorë nga padurimi për t’i zënë vendin Ramës.

Por mund të mos zhvillohet fare nëse Lali e ka ndarë ‘serverin’ ku ruan të dhënat implikuese të shefit në vendet e duhura.

E mira e të gjithës që po duket se po vjen në horizont është se, ndërsa PD-ja e mbylli katarsisin brenda vetes, PS-ja sapo e ka nisur.

Të paktën edhe kjo parti, pas 20-vjetësh bunkerizim do të futet në një kurs ‘demokratizimi’ (ndërrimi dorë më saktë).

Lufta do jetë shumë më e ashpër se ajo që kemi parë brenda PD-s, pasi pasuria që kanë akumuluar kupola e PS në 11 vite pushtet është marramendëse, dhe siç dihet, asnjë luftë nuk bëhet pa para, pa shumë para.

p.s- Ka që thonë se s’ka asgjë mes tyre. Kush merr vesh pak nga politika e di që kjo është naivitet. Sidomos te e majta që e ka thelb të filozofisë së saj vrasjen e babait.

Publikuar nga Publik Media