Fatos Tushe pasuri të fshehura në emrin e Paqsor Buzit

Tushe dyshihet ae ka  shtëpi në Vjenë dhe lokale në Tiranë, kur jepte para me fajde, vila dhe toka deri në Voskopojë

Pas burgut për një kanal, ish kryeyari i Bashkisë Lushnje Fatos Tushe mund të dënohet sërish, këtë herë për fshehje pasurie.

SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme sekustrimin e një apartamenti me sipërfaqe 75.3 m2, me vendndodhje në Lungomare, Vlorë.

GHKKO ka pranuar sekuestrimin. Këtë pasuri, sipas SPAK, Tushe e kishte fshehur në emrin e një kompanie ndërtimi.

Të dhëna rreth veprimtarisë së Fatos Tushes tregojnë se dënimi i tij për një kanal kullimi dhe ndëshkimi i dytë i mundshëm për një apartament në Lungomare, mund të jenë vetëm maja e aisbergut.

Nga një shitës makaronash në Lushnje, Fatos Tushe u kthye në miliarder sidomos gjatë drejtimit të Bashkisë Lushnje nga viti 2011 deri në vitin 2021, kur u arrestua nga SPAK-ut për abuzime me tendera.

Fatos Tushe, në kundërshtim flagrant me ligjin ka dhënë para me fajde kur ishte kryetar bashkie, ndërsa nuk ka deklaruar shpenzimet për shkollimin e fëmijëve.

Tushe dyshohet se posedon dhe ka fshehur një vilë në Vjenë. Ish kryetari i Bashkisë Lushnje ka edhe një lokal në emrin e djalit në Tiranë, pasuri që nuk e ka deklaruar.

Fatos Tushe posedon një vilë dhe lokal në Lushnje, pasuri këto të deklaruara me vlerë shumë më të ulët se sa vlera reale pasi nuk i justifikon me të ardhura të ligjshme.

Ish kryetari i Bashkisë Lushnje posedon edhe 3 apartamente në Lushnje dhe Durrës, deklaruar në vlera qesharake. Tushe dyshohet se fsheh disa apartamente në Tiranë, ndërsa posedon prona deri në Voskopojë.

Fatos Tushe lidhje klienteliste me Paqsor Buzin

Prapaskena nuk e ka parë dosjen e dytë të SPAK për të raportuar se në emrin e cilit biznesmen e ka fshehur Fatos Tushe apartamentin në Vlorë.

Por, një dosje e madhe me letra tenderash dhe transaksione ngrenë dyshime të forta për një skemë korrupsoni mes Fatos Toshes dhe biznesmenit Paqsor Buzi, një personazh i skeduar për mashtrim me zbatimin e kontratave publike, vjedhje me tendera si dhe i arrestuar për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Paqsor Buzi është i lidhur me të paktën 7 kompani; G.P.G Company, Egnatia Hydropower, HIDROALBANIA ENERGJI, BETA, VELLEZERIT-TOLA, PARK SOL ENERGYdhe PAG Investment Group.

Përmes firmës së ndërtimit G.P.G Company ku është bashkëpronar, Paqsor Buzi ka marrë mbi 100 tendera me vlerë mbi 200 milionë euro, gjatë viteve të fundit.

Paqsor Buzi ka qenë një nga klientët kryesor të Fatos Tushes, kur ky i fundit ishte në krye të Bashkisë Lushnje.

Mbi 20 % të totalit të temderave, Paqsor Buzi i ka marrë pikërisht nga Bashkia Lushnje, kryesisht me paracaktim dhe me oferta fituese në kufijtë e fondit limit, duke krijuar dyshime të forta se Tushe mund të ishte pronar indirekt i kompanisë.

Fatos Tushe u arrestua me kërkesë të SPAK me 6 korrik 2021. Në 24 maj 2021, Tushe i ka dhënë tenderin e fundit Paqsor Buzit me vlerë 2.5 milionë euro.

Referuar disa raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kompania e Paqsor Buzit, pasi fiton tenderat me pazar në tavolinë, mashtron me zbatimin e kontratave, duke përvetësuar paratë publike.

Si mos të mjaftonte oferta fituese gati sa fondi limit, kompania e Paqsor Buzit paraqet situacione fiktive për punime të pakryera, me qëllim për të maksimalizuar fitimin. Nisur nga këto të dhëna zyrtare, krijohen dyshime se Paqsor Buzi dhe Fatos Tushe kanë ndarë gati gjysmën e vlerës së çdo tenderi.

Publikuar nga Publik Media