FBI kontrollon shtëpinë e Presidentit Joe Biden
Byroja Federale e Hetimit po zhvillon një kontroll në shtëpinë e Presidentit të ShBA Joe Biden.
Sipas raportimit të mediave, kontrolli i FBI pjesë e hetimit për dokumentat e klasifikuar.
Në një deklaratë, avokati i Biden ka sqaruar se kontrolli i shtëpisë është kryer me miëkuptimin e presidentit amerikan.
CBS ka raportuar se hetimi ka të bëjë me një hetim më të gjerë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
Deri tani FBI nuk ka komentuar mbi kërkimin që po zhvillon në shtëpinë e Biden.
BBC sqaron se kërkimi ishte konsensual dhe nuk u kërkua asnjë urdhër bastisjeje.
Avokati i zotit Biden, Bob Bauer, tha se kontrolli u krye “pa njoftim paraprak publik” në interes të “sigurisë operacionale dhe integritetit”.
Kërkimi i sotëm është i fundit në një seri kërkimesh të kryera në vende të ndryshme, pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në Qendrën Penn Biden në Uashington DC në nëntor.
Ndërkohë që dokumentet shtesë u zbuluan në shtëpinë e zotit Biden në Delaëare në kontrollet e mëvonshme të kryera në dhjetor dhe janar.
Biden ka thënë se ekipi i tij bëri “atë që duhej të bënte” dhe po “bashkëpunonte plotësisht dhe plotësisht” me hetimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



