E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Femijët shqiptarë shkollohen me dy turne
Flash

Femijët shqiptarë shkollohen me dy turne

  1. Nga Amel Pervizi

Mes Shqipërisë në moshën e internetit dhe Shqipërisë me satelitë në hapësirë e ministri të Inteligjencës Artificiale, jetojnë shqiptarë që:

1. Nuk furnizohen me ujë e energji elektrike 24 orë në ditë.

2. Nuk kanë ende certifikata pronësie për tokën dhe banesat e tyre.

3. Janë të shkëputur nga kryeqyteti për mungesë rrugësh.

4. Riciklojnë mbetjet me inceneratorë që ekzistojnë vetëm në letra.

5. Shuajnë zjarret me gjethe pemësh.

6. Nuk kanë pajisjet më minimale për kërkim-shpëtim në raste fatkeqësish si tërmetet.

7. Konsumojnë ushqime pa standarde bazë sigurie.

Propaganda 2029 mund të jetë duke kolonizuar Marsin pavarësisht se fëmijët tanë nuk kanë trotuare për të ecur dhe shkojnë në shkolla me dy turne.

Vetëm përpara drejt majave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.