E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ferrari, Lamborghini, Bentlly dhe Rolls-Royce, “BISHAT” luksoze që përdoren në Shqipëri
Lajme

Ferrari, Lamborghini, Bentlly dhe Rolls-Royce, “BISHAT” luksoze që përdoren në Shqipëri

Skandali i publikimit të të dhënave personale të qytetarëve ka vijuar me shpërndarjen e databazës së targave të automjeteve të të gjithë shoferëve dhe kompanive në Shqipëri.

Lista e re e përhapur sot në rrjetin Whatsapp përmban të dhënat personale të rreth 530 mijë qytetarëve të cilët zotërojnë një automjet.

Në këtë databazë nuk mungojnë dhe të dhënat e kartës së identitetit, emër mbiemër të qytetarit që e zotëron atë. Po ashtu në këtë databazë janë dhe numri i makinave që disponojnë të gjithë kompanitë në Shqipëri që në total janë rreth 61 mijë.

1

Kjo databazë ka dhe disa të dhëna interesante, përsa i përket numrit të makinave luksoze që kanë hyrë në Shqipëri dhe që janë regjistruar në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistruar 16 makina luksoze “Ferrari”.

2

Po ashtu bie në sy se në vendin tonë janë në përdorim 37 Bentlly, 8 makina Rolls-Royce.

Lista e makinave luksoze vijon me 45 Lamborghini dhe 48 makina Maserati.

3

Trendi janë bërë dhe dy makinat që përdor kryeministri Rama, Cadillacu i më parshëm dhe GMC Yunko që përdor aktualisht.

4

Në Shqipëri figurojnë rreth 151 makina Cadillac dhe  49 makina amerikanë GMC.

Ajo që bie në sy është fakti se ndër makinat më të përdorura në vendin tonë është Mercedez Benzi me 89 087 mjetë të regjistruara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.