Fier/ Përplaset për vdekje këmbësori
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në unazën e qytetit të Fierit.
Njolla gjaku në rrugë
Një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në koka, ai ka ndërruar jetë.

Mësohet se i moshuari po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



