E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIFA befason me zgjedhjen e saj / Ja kush do e prezantojë shortin e Botërorit
Sport

FIFA befason me zgjedhjen e saj / Ja kush do e prezantojë shortin e Botërorit

FIFA i ka befasuar të gjithë me vendimin në lidhje me prezantuesin e eventit të nesërm, ku do të hidhet shorti i Kampionatit Botëror të Rusisë. Shtëpia e futbollit ia ka besuar prezantimin njërit prej kritikëve të saj më të mëdhenj. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e kombëtares angleze, Gary Lineker, i cili do të udhëheqë spektaklin së bashku me gazetaren ruse Maria Komandnaja.

Zgjedhja e anglezit është shoqëruar me polemika, pasi ai ka kritikuar ashpër qeverinë e futbollit botëror pas skandaleve të shumta në vitet e fundit. Legjenda ruse Nikita Simonian është konfirmuar gjithashtu si një nga pjesëtarët e shortit, teksa vendet fituese të botërorëve do të përfaqësohen nga Diego Maradona (Argjentinë), Gordon Banks (Angli), Miroslav Klose (Gjermani), Laurent Blanc (Francë), Cafu (Brazil), Carles Puyol (Spanjë), Diego Forlan (Uruguai) dhe Fabio Cannavaro (Itali).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.