E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fijet e errëta që lidhën Ramën me Orbanin: si u sollën oligarkët rusë në Tiranë
Lajme

Fijet e errëta që lidhën Ramën me Orbanin: si u sollën oligarkët rusë në Tiranë

Si u lidh Edi Rama, një politikan mik i ngushtë i George Soros me armikun më të madh të Sorosit në BE, Viktor Orban

Me një naivitet politik pa një vijë logjike, Sali Berisha, mbështetësit e tij, por edhe mjaft opozitarë në Shqipëri u gëzuan nga fitorja e mandatit të katërt të Viktor Orbanit në Hungari.

Në thelb, fitorja e tij është një shenjë jo e mirë për çdo opozitë apo forcë liberale e progresive në Europë, ngaqë mandati i katërt, jo vetëm ‘mban erë’, por është një autoritarizëm oligarkik.

Gjithsesi ky është një argument i gjerë, që i takon një diskutimi tjetër.

Por si u lidh Edi Rama, një politikan që është mik i ngushtë i Geroge Soros  me armikun më të madh të Sorosit në BE, Viktor Orban.

Nuk bëhet fjalë për lidhje kafenesh apo miqësi të vogla, por për partneritet miliardash. Sot kompanitë hungareze kanë gëlltitur pjesën më të madhe të tregut të telekomunikacioneve dhe të internetit, duke blerë muajt e fundit edhe gjigandin Albtelecom.

Hungarezët e OTP kanë arritur të marrin një liçencë të bankës së nivelit të dytë në Shqipëri, duke blerë edhe Alfa Bank, bankën greke që zotëron pjesën më të madhe të pasurive të patundshme, si pasojë e kredive.

Gjithashtu  Wizair, kompania e njohur ajrore e Hungarisë ka në duart e saj pjesën e luanit të të gjitha linjave që nisen nga Rinasi dhe aeroporti i Kukësit. Shumë shpejt, Wizair do të marrë në dorë edhe menaxhimin e aeroporteve shqiptare

Pra sipëmarrja hungareze ka hyrë në pozitë monopoli në Shqipëri në banka dhe telekomunikacion si dhe në infrastrukturën aeroportuale, duke ngulur thonjtë në hapësirën strategjike, jo vetëm të telekomunikacionit por edhe të ekonomisë shqiptare.

Hungaria sot, ka blerë thuajse të njëjtën hapësirë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, duke zëvendësuar pothuajse totalisht tregjet e dikurshme të Greqisë së Simitisit në Ballkan.

Në Shqipëri, zotërimet hungareze nuk se ndikojnë aq negativisht në publik, sa ato greke dikur, pasi në Hungari,  përveç aleancës me Huniadin, kemi marrë edhe një Mbretëreshë si Geraldina, por kemi edhe lidhjen e aleates sonë të madhe Perandorisë Austro-Hungareze.

Por në kokët e sotme situata është më e komplikuar se kaq, pasi kemi të bëjmë me një marrëdhënie krejt të panjohur në publik, krejt të pazbardhur. Nuk kemi pasur në këto vite një interesim logjik të biznesit hungarez për të investuar në Shqipëri. Pasi Hungaria, apo industria e saj, nuk ka një shtrirje normale interesash në vendet e Ballkanit. I gjithë  ky ekspansion ka ndodhur ngaqë prej vitesh, vendi që drejtohet nga Viktor Orban, është kthyer në një xhep të madh i parave që vijnë nga Rusia e Kina. Natyrisht jo vetëm prej rrugëve qeveritare, por prej rrugëve të investimeve që kontrollohen nga oligarkë e korridore që lidhen me afera të dyshimta.

Lidhja e Edi Ramës me Orbanin nuk ka ndodhur sot, por ka kohë, të paktën dy vjet më parë. Në vitin 2020, këtë lidhje të Ramës me Orban e kemi pasqyruar edhe te Pamfleti, kur në një transmetim live në emisionin e Enrico Mentana-s në televizionin 7 në Itali, Rama mbrojti hapur autokratin e Budapestit.

Po kush e afroi Ramën me kryeministrin që sapo mori mandatin e katërt në Hungari?

Janë dy kanalet që ai ka arritur të kontaktojë me qarqet e tij; Erdogan, i cili jo vetëm që ka një marrëdhënie të ngushtë me Orbanin, por edhe partneritet shumë të rëndësishëm ekonomik.

Kanali tjetër është  Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ka qenë edhe këshilltar personal i Edi Ramës nga viti 2014. Milanoviç është mik personal me Orbanin dhe ka ndikuar që trustet pranë kryeministrit të Hungarisë të instalohen në Kroaci.

Në Maqedoninë e Veriut, investimet hungareze janë prezente që në kohën e Nikolla Gruevskit, i cili ka gjetur strehë dhe mbrojtje prej drejtësisë së vendit të tij në Budapest.

Po çfarë janë këto para që kanë mbërritur fuqishëm në Hungarinë e Viktor Organit?

Janë natyrisht para ruse, të cilat, duke ditur kërcënimin e sanksioneve të SHBA e BE po shpërndahen si ‘vaji në lakra’ kudo ku gjejnë qeveritarë kontraversë dhe të yshtur nga paraja. Një nga to është edhe Edi Rama e Zoran Milanoviç, por ka shumë gjasa që Uashingtoni dhe BE t’i bllokojnë të gjitha këto fonde, pasi të gjitha e kanë burimin në Kremlin, te Vladimir Putini…/Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.