E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fileto me salmonelë në treg: Kompania “Dimal Inc” shpërndan mishin e infektuar, institucionet heshtin
Lajme

Fileto me salmonelë në treg: Kompania “Dimal Inc” shpërndan mishin e infektuar, institucionet heshtin

Nga redaksia e publik.al

Një tjetër skandal i rëndë ka tronditur tregun ushqimor shqiptar. 13.500 kilogram fileto pule të infektuara me salmonelë janë futur në vend më 11 mars 2025 dhe janë hedhur në treg, pavarësisht se analizat laboratorike të kryera nga autoritetet shtetërore konfirmuan praninë e bakterit të rrezikshëm. Mishi i importuar nga Brazili u fut në Shqipëri nga kompania Dimal Inc, në pronësi të biznesmenit Mond Goxha.

Kompania përfituese e fondeve publike

Dimal Inc, e themeluar në vitin 2019, është një emër i ri në tregun e përpunimit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore. Kompania rezulton përfituese e granteve nga programi IPARD, me të cilat ka investuar në pajisje dhe teknologji. Por pavarësisht mbështetjes shtetërore dhe evropiane, Dimal është përfshirë në një ngjarje që tejkalon kufijtë e një skandali.

AKU dhe ISUV: Heshtje dhe papërgjegjshmëri institucionale

Sipas burimeve të publik.al, menjëherë pas mbërritjes në portin e Durrësit, ngarkesa iu nënshtrua analizave nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). Edhe pse analizat e para konfirmuan praninë e salmonelës, asnjë njoftim publik nuk u bë nga institucionet. Deklarata e parë e AKU erdhi vetëm një javë më vonë – kur mishi tashmë ishte shpërndarë në rrjetet e supermarketeve.

ISUV, një institucion që është përfshirë në disa skandale të mëparshme me sigurinë ushqimore, vendosi të “thellojë analizat”, por pa ndaluar qarkullimin e mishit në treg.

Mish i infektuar në supermarketet më të mëdha

Dimal Inc ka shpërndarë mishin e infektuar në rrjetet Big Market, Xhangolli dhe Joena. Pavarësisht se analizat përfundimtare treguan që filetot përmbanin një nga format më të rrezikshme të salmonelës – që nuk duhet të lejohej të hynte në treg – produkti u konsumua masivisht dhe ende sot nuk dihet se sa është shitur dhe sa ka përfunduar në tavolinat e qytetarëve.

Pronari Goxha: “Jam nën presion”

I kontaktuar nga publik.al, pronari i kompanisë, Mond Goxha, konfirmoi se mishi është shitur, por nuk dha një shifër të saktë. “Është shitur por nuk mund të them se sa. Është një informacion që do të bëhet publik në ditët në vijim. Jam nën presion,” – u shpreh ai, përpara se të mbyllte telefonin.

Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Dosja është tashmë në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet të hetohet nga prokurori Platin Aliçkaj. Por pyetjet mbeten të shumta:

Ku ishin institucionet në këto shtatë ditë të arta për një bakter vdekjeprurës?

Pse nuk u ndalua menjëherë qarkullimi i produktit?

Pse askush nuk mban përgjegjësi kur konsumatori shqiptar rrezikohet në mënyrë direkte?

Një krizë e re në horizont

Ky skandal vjen në një moment kur Shqipëria përballet edhe me përhapjen e gripit të shpendëve në disa ferma të mëdha si Rea dhe AIBA. E gjithë kjo krijon një panoramë alarmante për sigurinë ushqimore në vend, ku qytetari është i pambrojtur dhe institucioni është inekzistent.

Nëse 13.1 ton nga kjo ngarkesë e rrezikshme ka hyrë në treg, çfarë të presim nga produktet e tjera të njohura që kjo kompani shpërndan?

SKANDAL/ 'AMG FOOD' futi në treg pulën me salmonelë,

Ky është një akt i qartë krimi ushqimor, që ndodhi nën syrin e autoriteteve dhe me njoftimin e një raporti zyrtar që paralajmëroi për përmbajtjen e salmonelës. Por, se si një masë e tillë e mishit i rrezikshëm, edhe pas paralajmëruar, vazhdoi të shpërndahej në treg, dëshmon se kontrolli dhe përgjegjësia kane deshtuar!

Në qendër të këtij skandali ndodhet AMG FOOD (diMal shpk), një kompani e krijuar në dhjetor të vitit 2019 dhe e drejtuar nga Mondi Goxha. Kjo kompani, e cila pretendon standarde të larta dhe cilësi të garantuar, ka shkelur çdo normë të sigurisë ushqimore duke shpërndarë mish të kontaminuar me vetëdije të plotë. Nëse 13.1 ton nga kjo ngarkesë e rrezikshme ka hyrë në treg, çfarë të presim nga produktet e tjera të njohura që kjo kompani shpërndan?

AMG FOOD po furnizon gjithashtu:

Mish pule të ngrirë (fileto, kofsha, nuggets)

Gyros dhe produkte të tjera nga mishi i derrit

Peshk dhe fruta deti të ngrira, markë “Siblou”

Akullore të markës “Algida”

Perime të ngrira dhe brumëra të mbushur, markë “Ioniki”

Kujtojmë se kompania AMG FOOD e Mondi Goxhës, furnizon restorante, hotele, fast-foode dhe supermarkete mjaft të njohura në vend.

Por ky skandal thellohet më shumë kur zbulohet se kjo kompani ka përfituar 4 mln euro nga fondet e IPARD.

 “Ky është një ndër projektet e rëndësishme të AZHBR-së sa i përket përpunimit të produktit dhe nënprodukteve të mishit. Gjithashtu në këtë sektor kemi mbështetur me grant rreth 4 milionë euro vetëm nëpërmjet këtij programi, ndërkohë që vlera e investimit shkon diku tek 10 milionë euro. Qëllimi kryesor dhe objektivi final është rritja e sigurisë ushqimore për produktet e mishit. Në këtë sektor duhej ndërhyrje e duhur që të lidhet blegtori me thertoret e pastaj me përpunimin e mishit, që konsumatori final të ketë mundësinë të konsumojë produkte të standardizuara me cilësinë e duhur ushqimore”, – theksoi ‘luleshtrydhja’ e AZHBR, Krifca.

Kjo nisëm u përkrah edhe nga kryeministri Rama ku u theksua se: ‘’AMG Food synon jo vetëm tregun vendas, por edhe zgjerimin në tregun europian, falë rritjes së kapaciteteve, investimit në pajisje moderne dhe standardizimit të procesit.’’

Por në vend që këto para të shkonin për investime në teknologji të avancuara dhe kontrolle rigoroze, ato janë përdorur për të mbështetur një kompani që shpërndan produkte të kontaminuara.

SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë! Ky krim ushqimor kërkon hetim të plotë dhe ndëshkime të rënda për ata që lejojnë që jetët e shqiptarëve të rrezikohen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.