E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FILLONI REBELIMIN KUNDËR PLANIT TË EDVERIT ME NJË HASHTAG TË THJESHTË: #JoDiktatures
Publik News

FILLONI REBELIMIN KUNDËR PLANIT TË EDVERIT ME NJË HASHTAG TË THJESHTË: #JoDiktatures

Çdo masë represive që ndërmarrin është një test për një masë dhe më të rëndë kundër demokracisë, ligjit, lirive, pasurisë, punës, vetë popullit!

Plani i tyre për të fut në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin në Kod Penal të Burgut 1 muaj deri në 15 vjet është veç testi dhe përshkallëzimi i radhës që do pasohet me masa që as ua kap truri (ndërkohë që në gjithë Europën ka nisur proçesi i lehtësimit).

Ata duan të ndërtojnë një Burg të Madh me burgje të vogla brenda ku ne të shqyhemi me nj-tj se kush nga ne do të ketë qeli më të mirë se tjetri dhe të përpiqemi me servilizëm dhe konkurencë lëpirjeje të përfitojmë favore burgu nga mëshira e Padronit apo të ruhemi nga mëria e tij!

Ashtu si bretkosat që zihen në kazan që vlon ngadalë, Ata testojnë çdo ditë masat e përshkallëzimit të skllavërimit!

Ns ne s’do reagojmë një ditë do habitemi se si përfunduam në këtë Burg të madh nga frika dhe idiotësia, nga mentaliteti prej skuthl i fshehjes pas b.. së gaxhoit, dhe mbi të gjitha parimit se do bërtas veç kur të vijë zjarri te çatia ime!

Ndaj gjetja urgjente e një mënyre për të protestuar dhe kundërshtuar EKSPERIMENTIN E BURGUT TË MADH ËSHTË DOMOSDOSHMËRI SHPËTIMI!

Ju mund t’ja ndërtoni vetes Burgun e Madh Shqipëri dhe të voglin Qeli, por s’mund t’jua bëni këtë fëmijëve tuaj!

BËHUNI GATI PËR PROTESTË, PËR REBELIM: UNË NUK JAM SKLLAV! UNË REBELOHEM KUNDËR DIKTATURËS!

Filloje tani me një heshtag të thjesht pas statuseve apo me komente apo me foto apo me video live #JODIKTATURËS!

Dhe të bëhemi gati për REBELIM MOSBINDJE REZISTENCË RRËZIM

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.