E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Filxhani parashikon se 61 sahanë i shtohen tepsisë së naltmadhërisë Rama nesër
OP-ED

Filxhani parashikon se 61 sahanë i shtohen tepsisë së naltmadhërisë Rama nesër

Si dy vjet më parë   kryeministri u  sorollat  vërdallë vendit, me kapele dhe vetëm me një filaxhan. Kush e ka dëgjuar KM-ja as më shumë e as më pak,  zbatoi në mënyrë korrekte   teorinë e  filxhanit për turmën e molepsur ca nga halli, vapa, sufllaqet, buka e gojës dhe pak simaptizantë të thekur.  Filxhani me fall  ndryshe nga teoria për tepsinë, dhe timonin që  i sajoi  si simbole dy vite më parë për të përkufizuar atë se çfarë nënkupton me pushtetin lokal dhe qendror ai vetë, filxhani parashikonte, ata opozitarët  e rrugës si antieuropianë, frikacakë, të paditur, haxhiqamilistë, me dy fjalë pjesa më e keqe dhe padrejtësia. Ndërsa ai me të drejtën, punën dhe Shqipërinë europiane.

Sot, edhe shqiptari  më i palexuar e ka kuptuar  se  grumbullimi i të gjitha pushteteve  në duart e Ramës është  humnera që po na ofrohet me shpejtësi pas datës 30 qershor.

Ne jemi dëshmitarë  te  një situate të paimagjinueshme të mosfunksionimit të shtetit dhe mungesës së pafalshme të  gjykatave dhe  kulmi ka arritur me përplasje të hapura mes institucioneve; Parlament; qeveri; president.

Gjendja ekonomike eshte dramatike për pjesën më të madhe të popullatës e cila, në mungesë të shpresës  ketu brenda kufijve, nga nesër  do të vërshojë rrugëve  të  emigracionit më shumë se kurrë. Pas kesaj të diele nuk ka më budall  që  nuk është i bindur plotësisht se autobusi ku kanë hipur është pa timon dhe po i drejtohet greminës, nga një shofer pa patentë dhe   nuk ka  për t’i çuar drejt destinacionit të dëshiruar,  BE -së. Kryebabloku dhe llokmaxhinjtë e pangijshëm dhe të babëzitur po blindojnë  sigurinë e llokmës  së  madhe të tepsisë për kotropuzin dhe bablokët , e pushtetit, të koncensioneve , të oligarkëve, dhe të gjithë rrjetit të shërbëtorëve deri tek sufllaqet . Nga nesër babloku   ka të gjitha pushtetet , prokurori, polici, ushtri, SPAK, Gjykatë Kushtetuese dhe  blindon   mbajtjen sa më gjatë të  tepsisë dhe sahanëve në 61 bashki.

Janë kapur të përfshirë në veprimtari të gjëra korruptive, duke vjedhur vota dhe para tenderash në dëm të një popullate të zhytur në mjerim, ku çdo ditë po  shton një barrë edhe më të rëndë, e cila duhet shlyer me breza, vëtem se përfitimet kolosale nga një grup kompanish apo individësh, të lidhur me  tepsinë  e bablokut dhe përfitimeve prej ndarjes që u bën copave timonieri.

Qytetarëve, , nuk  ju ka mbetur asnje cep  hapësire. Të përjashtuar fare edhe nga era  e tepsisë, të hipur në një autobus pa as më të voglën mundësi të ndikimit apo kontrollit mbi timonin, veçanërisht pas largimit të opozitës, Babloku mund të përmjerrë , ta pordhosë  cilësinë e jetëve tona, sipas humorit.  Pjesa  dërrmuese ju ka mbetur vëtëm  të shohin në ekranin e monitorit  neser votimet për Komitetet Ekzekutive të Shqipërisë nga valët e ERTV-së së legjendarit, kontropuzit, bablokut, gjigandit, bishës, njëshit , nalmadhërisë dhe në vijim  bisedat  gju me me gju me popullin tonë trim dhe liridashës.

Pas 30 viteve  Shqipëria po ecën jerm pa busull, në stacionin e radhës së asgjekundit. Opozita u zbyth falë presioneve ndërkombetare të stabilokracisë dhe për shumë arsye gjeopolitike, rajonale  u shtua fuqia e bablokut.

Shqiptarët  pa dallim si demokratë dhe socialistë kanë të  sigurtë    vetëm  teorinë e një filxhani kafeje i përmbysur, në llumin e errët të të cilit  babloku   i ftoi të zbulojnë të ardhmen “e ndritur” që i pret. Teoria e tepsisë dhe timonit doli me sukses dy vite më parë. Nuk ka duskutim për filxhanin; Kemi një rrugë të gjatë për të bërë… nga votimet moniste nesër do të marrim 61 sahanë  deri sa të flasë  prapë  zoti Palmer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.