E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Finalja e Europa League, Roma dhe Sevilla tentojnë trofeun
Sport

Finalja e Europa League, Roma dhe Sevilla tentojnë trofeun

Sevilla dhe Roma “përplasen” në orën 21.00 në Puskas Arena, në finalen e madhe të Europa League. Pak më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Si Mourinho, ashtu edhe homologu Mendilibar J. L. kanë vendsoru për titullarët.

Te italianët në sulm e nis Abraham, i cili do ketë ndihmën e Pellegrinit dhe Dybalas. Në mesfushë ka emra si Cristante dhe Matic, ndërsa në prapavijë Smalling-Mancini-Ibanez.

Spanjollët i besojnë në sulm En-Nesyrit. Mes 11-shes ka lojtarë cilësorë si argjentinasi Ocampos, Rakitic apo Navas. Më poshtë keni titullarët:

Formacionet:

Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Jesus Navas, Badé, Gudelj, Telles; Fernando, Rakitic; Ocampos, Oliver Torres, Bryan Gil; En-Nesyri.

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Ibanez, Mancini, Smalling; Spinazzola, Cristante, Matic, Celik; Pellegrini, Dybala; Abraham

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.