E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fishkëllimat ndaj Ramës, Patozi i jep një këshillë: Mos i trego bilbilit pyllin, por gjej…
Sot

Fishkëllimat ndaj Ramës, Patozi i jep një këshillë: Mos i trego bilbilit pyllin, por gjej…

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka reaguar me nje keshille per kryeministrin Edi Rama, i cili dje teksa fliste ne panarin me te rinjte, u acarua pas fishkellimave pa fund qe disa syresh po benin nga vendi ku ishin ulur.

Postimi i Patozit

MOS I TREGO BILBILIT PYLLIN

I dashur timonier,

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.
Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.
Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati “Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu…”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.