E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fitojnë të mëdhenjtë në Premier Ligë, City nuk përmbahet
Sport

Fitojnë të mëdhenjtë në Premier Ligë, City nuk përmbahet

anë zhvilluar sonte 6 ndeshje të vlefshme për javën e 14-të të kampionatit anglez ku nuk ka patur surpriza pasi ekipet e mëdha kanë marrë rezultate pozitive.

Kështu Manchester City ka shënuar fitore minimale 2:1 ndaj Southamptonit, për të vazhduar serinë e fitoreve në Premierligë, kjo ishte fitorja e 12-të radhazi.

Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City ka shënuar fitoren e 12 më radhë në Premierligë, kësaj radhe nga Southampton me rezultat 2:1.

Golat për Cityn i shënuan qendërmbrojtësi i Southamptonit, Virgil Van Dijk (autogol) dhe Sterling në sekondën e fundit, ndërsa për mysafirët Romeu.

Arsenali fitoi në shtëpi teksa mposhti me rezultatin 5-0 ekipin e Huddersfield Town. Skuadra e Wenger ndodhet në vendin e 4-t me 28 pikë.

Fitore edhe për Liverpool që mposhti Stoke City-n në transfertë me rezultatin 0-3. Dygolëshi i Salah dhe goli i Mane i dhanë fitoren skuadrës së Jurgen Klopit, pas barazimit 1-1 ndaj Çhelsea.

Një tjetër ekip i madh i futbollit anglez duket se ka gjetur formën e mirë që pas fitores ndaj Manchester United. Chelsea i Antonio Conte edhe pse me vështirësi ka aaritur një fitore të rëndësishme duke mposhtur 1-0 ekipin e Sëansea me gol të Rudiger në minutën e 55-të.

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.