E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flasin  deputetët e Bashës pas vendimit të Apelit, Alibeaj: Respektoj pikë për pikë vendimin e Apelit! Çollaku: Unë jam deputet i PD dhe…
Lajme

Flasin deputetët e Bashës pas vendimit të Apelit, Alibeaj: Respektoj pikë për pikë vendimin e Apelit! Çollaku: Unë jam deputet i PD dhe…

Lulzim Basha ka mbledhur strukturat për të diskutuar vendimin e Apelit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës.

basha alibeaj

Enkelejd Aliebaj tha se do të respektojë pikë për pikë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa Kreshnik Çollaku tha se është deputet i PD dhe i tillë do të mbetet.

Pyetje: Do respektoni vendimin e gjykatës?

Alibeaj: Pikë për pikë

Pyetje: A do shkoni aty ku është shumica?

Çollaku: Unë i qëndroj atyre që kam deklaruar. Sot ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë, por se cfarë do bëjmë do dëgjojmë kolegët dhe do komunikojmë sërish. Do dëgjoj edhe kolegët dhe më pas do flasim.

Pyetje: Ju keni deklaruar që do respektoni vendimin e Apelit dhe do shkoni aty ku është PD

Çollaku: Unë jam deputet i PD dhe do mbeten deputet i PD. Vendimi është marrë, ne do ta respektojmë.

Pyetje: Jeni për një parti të re nëse propozon zoti Basha?

Çollaku: Të gjitha këto janë opsione që do ti diskutojmë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.