E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet babai i vajzës që u bë nusja e ‘nusja e katërt’ e Dervish Hasit dhe tregon të vërtetën e ngjarjes
Lajme

Flet babai i vajzës që u bë nusja e ‘nusja e katërt’ e Dervish Hasit dhe tregon të vërtetën e ngjarjes

Mjeku kardio-kirurg Dervish Hasi u bë i njohur për publikun në fillimin e këtij viti jo për aftësitë e tij në fushën e mjekësisë, por për jetën e tij private dhe poligaminë e pranuar.

Ai u arrestua nga Policia sepse kishte marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare prej dy vitesh. Madje e prezantonte si gruan e tij të katërt, duke qenë i martuar ligjërisht me të parën dhe duke bashkëjetuar me dy të tjera.

Vajza pretendonte se ishte martuar në xhami nëpërmjet një dokumenti fetar të quajtur NIKAH. Ajo ishte indoktrinuar dhe mendonte se Hasi kishte të drejtë.

Familja e saj duke mos pasur asnjë alternative tjetër, vendosi që ta denonconte rastin dhe policia e arrestoi mjekun, ndërkohë që gjykata vendosi për masën e sigurisë me burg për 42-vjeçarin duke i ngritur dy akuza ‘Pornografi’ dhe ‘Trafikim ndaj të miturve’.

‘Nuk qëndrojnë akuzat, janë të pabaza. Familjarët e vajzës e kanë ditur dhe nuk është rrëmbyer 16-vjeçarja. Akuzat ligjërisht nuk qëndrojnë, në aspekt moral mund ta dënojmë veprimin’, tha avokati i Dervish Hasit, Ndue Pjetra.

Ndërkohë, gazetari Eraldo Harlicaj vizitoi familjen e vajzës dhe bisedoi me babain e saj. ‘I kam kërkuar të largohet, por nuk ka pranuar. Prandaj nuk kam gjetur rrugë tjetër dhe i jam drejtuar institucioneve tona.

‘Ia kam lënë atyre në dorë tani. Nuk kam pasur takime me të, as për kafe, por vetëm i kam kërkuar që të mos merret më me vajzën. Nuk e ka pranuar diçka të tillë.

‘Martesa me xhami? E kam mësuar kohët e fundit se e kishte bërë. Kam pasur frikë ta denoncoj më herët se dhe ka pasur kërcënime’, tha babai i 16-vjeçares.

Kjo e fundit nuk ka reflektuar aspak, madje e konsideron se Hasi nuk ka bërë asnjë krim. ‘Nuk ka shkelur ligjin askund. Kam qenë dakord me të, e mbështes dhe do të vazhdoj ta mbështes gjithmonë.

‘Nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm. Prindërit e mi kanë qenë pjesërisht dakord për situatën’, tha vajza ndër të tjera.

Dervish Hasi me katër gratë
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.