E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet ish-polici Nuhu: RRAJAT nxorën videon e dhunës për të treguar se janë “Zoti” në zonë
Lajme

Flet ish-polici Nuhu: RRAJAT nxorën videon e dhunës për të treguar se janë “Zoti” në zonë

Fisi Rraja është kthyer sërish në skenë me brutalitetin dhe ngjarjet kriminale të tyre në zonën e Krujës. Vetëm para dy ditësh ata dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët nuk po bënin asgjë tjetër, veçse ishin duke kërkuar që gurorja e Rrajëve të punonte me shpërthime më të vogla, në mënyrë që të Majave të mos u prisheshin shtëpitë.

Fshatarët e zonës kishin organizuar edhe një protestë në lidhje me këtë problem, pasi prej kohësh shtëpitë e tyre kishin pësuar dëmtime nga shpërthimet në gurore. Së fundmi në lidhje me këtë çështje ka folur ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, i cili ishte ai që pranoi denoncimin e Xhisiela Malokut mbi dhunën e ushtruar nga djali i Rrahman Rrajës para pak vitesh.

Pas kësaj, Nuhu u kërcënua me vdekje nga fisi Rraja dhe atij iu desh të linte detyrën në polici dhe të largohej jashtë vendit, ku ka marrë azil në një shtet të Europës. Emiljano Nuhu për “Ora News” ka folur në lidhje me incidentin e para dy ditëve, por edhe i është kthyer çështjes së tij të pak viteve më parë. Nuhu shprehet se pamjet e rrahjes së kushërinjve Maja janë publikuar nga fisi Rraja për të treguar se ata sundojnë atë komunitet.

“Në rastin tim nuk u publikuan pamjet, sepse u manipuluan nga politika. Klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata Zoti në atë komunitet dhe të mos guxojnë që të kryejnë veprime. Edhe unë jam kërcënuar nga personi me veshje të zezë në pamje, nga Xhelal Rraja, që shihet aty me pistoletë.

Ky person më nxori armën në zyrën time në prani të politikanëve që përmenda. Personat që më kërcënuan në zyrë i denoncova që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë. Edhe Rexhep Rraja, që është arrestuar për atentatin e prokurorit dhe Redjan Rraja, që e denoncova se më kërcënuan, është i arrestuar”, tha Nuhu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.