E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet kushërira e 27-vjeçares: Sibelën e vr*anë
Lajme

Flet kushërira e 27-vjeçares: Sibelën e vr*anë

Ditën e djeshme, nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini ka rrëfyer në emisionin ”Me zemër të hapur” në News24, se e bija para se të ndërronte jetë i ka lënë të vëllait amanet të bijën.

Mes të tjerash, nëna e viktimës u shpreh se nëse shteti nuk do të bënte drejtësi për të bijën ajo do të bënte vetëgjyqësi.

Ndërkohë, në emisionin e sotëm është rrëfyer kushërira e Sibelës në lidhej me jetën e vështirë të 27-vjeçares.

Ajo shprehet e bindur se Sibela nuk është vetëvrarë, por është vrarë. Kushërira tregon se 27-vjeçarja ishte një nënë shuëm e përkushtuar deh se nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë duke menduar për të bijën.

“Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im. Sibela ka qenë një vajë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida në jetë. Nuk e besoj dhe nuk është e vërtetë, është e sigurt që nuk do të bënte vetëvrasje. Sibelën e kanë vrarë. Nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj, ka qenë një nënë shumë e përkushtuar”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.