E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Konfiskuam vetëm 1 kg kokainë
Publik News

Flet ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Konfiskuam vetëm 1 kg kokainë

Ministri teknik për Punë të Brendshme i Maqedonise, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram kokainë.Naqe-Culev_20

Aktualisht janë arrestuar 4 persona të cilët janë ndaluar, e konkretisht J.K drejtuesi I kamionit dhe S.E pronar i kompanisë si dhe dy punonjës tjerë të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në depo, shtetasit R.E dhe J.I.

 

 

Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar, ne te cilin jane perfshire edhe vendet e tjera. tjera.

“Personat që janë arrestuar, unë i përmenda. Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona te tjerë dhe kompani te tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet. Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev duke mos dhene më shumë detaje.

“Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë oficiale, gjitha tjerat janë spekulime”, tha Çulev.

“Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtarë. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev. AlsatM


Për t’u bërë pjesë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.