E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet në gjykatë, i riu nga Patosi që qëlloi  nënën me thikë
Lajme

Flet në gjykatë, i riu nga Patosi që qëlloi nënën me thikë

Fier – Arrest me burg ka dhënë trupi gjykues për 31-vjeçarin Klodian Çobaj, autori i plagosjes me thikë të nënës së tij Donika Çobaj, 50 vjeçe, katër ditë më parë në Dukas të Patosit. Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat, pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.

Nga burime informacioni mësohet se Çobaj ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se ai ka qënë jashtë gjatë orëve të natës dhe kishte konsumuar alkool, ndaj kur ka kryer krimin ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ata kishin debatuar  kur ai është kthyer në mëngjes rreth orës 8, pasi mamaja i kish thënë se s’kishte punë që të rrinte natën jashtë e të pinte. Në debat e sipër,  zënkë me fjalë, më pas ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar në trup, fyt e qafë.

E plagosura, pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjyqtari i çështjes, Taulant Banushi,  pasi ka dëgjuar  prokurorin e gatshëm Hysen Hajasllari  dhe të pandehurin, vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.